Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.
Ngritja e temperaturave ka nxitur Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) të dalë me një sërë rekomandimesh për t’iu shmangur rreziqeve që mund të vijnë nga ekspozimi në diell, sidomos i personave të moshuar, grave shtatzëna dhe atyre me probleme shëndetësore.