Arbëri

Moti sot me vranësira të shpërndara e me mundësi shiu

moti

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu. 

Temperaturat minimale sipas parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.