Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të pjesshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin mes 0-2 gradë Celsius, e maksimalet e ditës parashihen të lëvizin mes 18-21 gradë Celsius.
“Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve, të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s”, thuhet nga IHMK-ja.