Arbëri

Moti sot me diell e vranësira

Mot me shi

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell e vranësira të cilat mund të sjellin riga lokale shiu. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të sillen mes 10-12 gradë Celsius e maksimalet mes 23-25 gradë Celsius. 

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, ka njoftuar Instituti.