Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët e vende-vende do të ketë edhe riga të dobëta shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin mes 9-11 gradë Celsius, e maksimalet parashihen të lëvizin mes 14-17 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet nga IHMK.
Javën e ardhshme parashihen kushte më të mira meteorologjike me temperatura mbi 20 gradë.