Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët e me temperatura të ulëta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të sillen mes minus 5 dhe minus 2 gradë celsius e maksimalet mes 1 dhe 4 gradë.
“Kjo situatë meteorologjike është rezultat i masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa perëndimore e kontinentit”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s.