Arbëri

Moti sot i vranët e me riga shiu, në disa zona edhe me borë

Mot me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) në viset e larta dhe në disa zona perëndimore parashihen reshje bore. 

Sipas parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 deri në 10 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s.