Arbëri

Moti sot i vranët e me riga shiu

Mot me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) në mëngjes parashihen ngrica dhe mjegull, kryesisht nëpër ultësira dhe vise malore.

Sipas parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 e 7 gradë Celsius.

Parashikohet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.