Arbëri

Moti sot i vranët e me mundësi shiu

mot i vranët

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen riga shiu. 

Sipas parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.