Arbëri

Moti sot i vranët e me mundësi shiu

mot i vranët

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësirat gjatë ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. 

Sipas parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.