Arbëri

Moti sot i vranët e me intervale me diell

Moti ne Kosove - foto nga oborri i Fakultetit Filologjik

Foto: KOHA

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 7 dhe minus 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 2 gradë. 

“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s”, ka njoftuar IHMK-ja. 

Temperatura më e ulët, minus 7 gradë do të regjistrohet në Dragash.