Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.