Mot me diell dhe vranësira të shpërndara parashihet të premten.
Vranësirat vende vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.
"Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s", njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.