Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3 gradë celsius, derisa ato maksimalet do të mbërrijnë deri në 16 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, të mërkurën pritet që moti të jetë i vranët dhe me shi. Temperaturat minimale do të bien deri në 0 gradë celsius, e ato maksimalet do të shkojnë në 11 gradë.
Parashikimin e motit për ditët në vijim mund ta lexoni këtu.