Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.
Sipas parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimale ndërmjet 2 e 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.