Arbëri

Moti sot

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së mërkurës do të mbajë mot i vranët, me fjolla bore në disa vende.

Instituti ka bërë me dije se në mëngjes do të ketë mjegull.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 0 deri në 1 gradë.

“Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga verilindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.