Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me mundësi që të ketë riga lokale të shiut.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se dita do të përcillet edhe me vranësira dhe me mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 2 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 4 deri në 7 gradë.
“E mërkurë -Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit.