Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Sipas parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.