Mot me diell dhe vranësira të shpërndara parashihet të mbajë të shtunë dhe të dielën.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Ndërkohë që të dielën vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihet të dendësohen duke krijuar kushte që vende-vende të sjellin shi.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.