Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim.
Parashikimin për ditët në vijim mund ta lexoni këtu.