Arbëri

Moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë i paqëndrueshëm

Moti sot

Moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë pritet të jetë i paqëndrueshëm, me diell dhe me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të hënën pritet të ketë mot kryesisht të vranët e me reshje shiu, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 13-15 gradë Celsius e maksimalet mes 21-25 gradë Celsius. 
Të martën pritet të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell dhe gjatë ditës vranësirat pritet të sjellin reshje shiu. 

Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe të mërkurën. 

Ndërsa të enjten do të ketë mot të vranët e vende-vende me shi. Do të ketë ulje të temperaturave, ku ato minimale do të sillen mes 9-12 gradë Celsius, e maksimalet mes 20-25 gradë Celsius. 
Të premten do të ketë po ashtu mot të vranët e me intervale me diell. 
“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë  të jenë relativisht të mira dhe stabile”, ka njoftuar Instituti.