Arbëri

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se e hëna do jetë me mot të vranët dhe reshje të dobëta shiu, ku temperaturat minimale do sillen nga 3-9 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet mes 13-24 gradë.

Mot i ngjashëm parashihet të mbahet në tri ditët e para të javës, ku më pastaj pritet të ketë mot me diell.

“Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.