Arbëri

Moti në fundjavë deri në 38 gradë

Nxehte

Foto: Driton Paçarada

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë. Madje, këtë fundjavë pritet që temperaturat të arrin deri në 38 gradë Celsius.

Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Të dielln parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ditë më parë, IHMK-ja pati paralajmëruar se situata meteorologjike mund të krijojë kushte për alarm të kuq shkaku i të nxehtit të madh. Është bërë thirrje që të respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për t’u mos u ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe të qëndroni brenda veçanërisht nga ora 10:00 deri 17:00.