Arbëri

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti ne Kosove - foto nga oborri i Fakultetit Filologjik

Foto: KOHA

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.  

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se vranësirat gjatë ditës do të dendësohen e do të krijohen kushte për riga shiu dhe reshje bore.

"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit", njofton IHMK.