Arbëri

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Parashikimi i motit

Foto: KOHA

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm. Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës ka bërë të ditur se të hënën moti do të jetë me diell e vranësira të pakta, ndërsa në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull. 

Temperaturat minimale do të sillen mes minus 6 dhe minus 3 gradë celsius. E maksimalet do të arrijnë deri në 7 gradë. 

Mot i ngjashëm parashihet edhe të martën, ndonëse do të ketë ngritje të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 3 dhe 1 gradë celsius e maksimalet do të arrijnë deri në 8 gradë. 

Të mërkurën do të jetë moti me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 12 gradë celsius. 

Të enjten moti do të jetë i vranët e me intervale me diell. 

E të premten moti do të jetë me vranësira të dendura që do të sjellin riga shiu në vise të ulëta e ë viset malore parashihet borë. 

“Temperaturat minimale 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10°C”, ka njoftuar IHMK-ja.