Arbëri

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme i paqëndrueshëm

Moti në Kosovë

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Të hënën parashihet mot me diell e pjesërisht i vranët, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 8-10 gradë Celsius, e maksimalet mes 22-25 gradë Celsius. 

Të martën e të mërkurën do të ketë mot të vranët e me intervale me diell, ndërsa ditën e enjte do të ketë edhe reshje shiu. Në disa zona të enjten parashihen edhe shkarkime rrufesh. 

Të premten do të ketë mot të vranët e me intervale me diell, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 10-12 gradë Celsius, e maksimalet mes 21-25 gradë. 

“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile. Dekada e parë e qershorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike”, ka njoftuar Instituti.