Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
"Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare", thuhet në njoftimin e IHMK.