Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të ketë mot kryesisht me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 35 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të hënën do të ketë mot me diel e vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 11-14 gradë Celsius, e maksimalet mes 27-30 gradë.
Të martën do të ketë mot kryesisht të ngjashëm, me një rritje të lehtë te temperaturave, ku maksimalet do të arrijnë në 32 gradë Celsius.
Të mërkurën e të enjten do të ketë rritje të temperaturave. Të mërkurën temperaturat maksimale do të arrijnë në 34 gradë Celsius, ndërsa të enjten në 35 gradë.
Të premten po ashtu temperaturat maksimale do të arrijë në 35 gradë.
“Rekomandohet që në intervalin kohorë 10-16h mundësisht të mos ju ekspozoheni rrezeve të diellit në mënyrë direkte, sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli, rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë”, ka rekomanduar Instituti.