Arbëri

Mot me diell e vranësira të martën në Kosovë

mot i vranët

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të mbajë të martën në Kosovë. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale sipas institutit do të zbresin nga 0°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 20°C”, thuhet në njoftim. 

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, ka bërë të ditur më tej IHMK-ja.