Sot në Kosovës do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësirat kryesisht mund të shfaqen rreth relievit malor.
Sipas parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28gradë Celsius.
Parashihet të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.