Arbëri

Mot me diell dhe vranësira të dielën në Kosovë

Moti

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të marrin karakter zhvillimi, kryesisht në zona malore rreth pranë tyre, duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu dhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Sipas MeteoKosova temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C.

Era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h.