Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të hënën do të mbajë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të sillen mes 8-10 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 22-25 gradë.
“Të martën e të mërkurën do të ketë mot të vranët e me intervale me diell, ndërsa ditën e enjte do të ketë edhe reshje shiu. Në disa zona të enjten parashihen edhe shkarkime rrufesh. Të premten do të ketë mot të vranët e me intervale me diell, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 10-12 gradë Celsius, e maksimalet mes 21-25 gradë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Njoftimin e plotë të Institutit mund ta lexoni këtu.