Arbëri

Mot i vranët sot në Kosovë

Moti ne Kosove - foto nga oborri i Fakultetit Filologjik

Foto: KOHA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 14 deri në 16.

Instituti ka paralajmëruar se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri në mesatare.

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e plotë.