Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale thuhet se do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.