Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka urdhëruar ndalimin e ndërtimit të hidrocentralit mbi lumin Lepenc në fshatin Soponicë të Kaçanikut.
Në vendimin MMPHI-ja është urdhëruar operatori SH.P.K. “2 Korriku” ta ndërpresë aktivitetin derisa të pajiset me pëlqim-ujor valid me afat të caktuar kohor nga MMPHI.
Po ashtu është thënë se në rast se operatori nuk vepron sipas vendimit, atëherë do të merren masa ligjore. Është thënë se Inspektorati i Komunës së Kaçanikut dhe MMPHI-ja do të mbikëçyrin nëse po zbatohet vendimi.
Të martën banorët e Soponicës kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit, madje ka pasur edhe konfrontim me policinë.