Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.
Në këtë takim KPK ka zgjedhur Valon Jupën drejtor të Njësitit për Shqyrtimin e Përformaces së Prokurorisë, për një mandat tre vjeçar me mundësi vazhdimi, njofton kumtesa, trasnmeton koha.net.
Po ashtu, u miratua Kërkesa Buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2019. Paraprakisht miratimit të kërkesës buxhetore i ka paraprirë prezantimi i saj nga kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, prokurori Zejnullah Gashi dhe diskutimet e anëtareve të KPK-së.
Po sot, KPK ka miratuar emrat e prokurorëve të propozuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokuroritë tjera, si prokuror përgjegjës për komunikim me media.
Prokurorët e caktuar si përgjegjës për komunikim me media janë:
Besim Kelmendi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit;
Xhevdet Bislimi, Prokuroria e Apelit;
Sylë Hoxha, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës;
Ibrahim Berisha, Prokuroria Themelore e Prishtinës;
Jetish Maloku, Prokuroria Themelore e Gjilanit;
Artan Çerkini, Prokuroria Themelore e Ferizajt;
Petrit Kryeziu, Prokuroria Themelore e Prizrenit;
Armend Zenelaj, Prokuroria Themelore e Gjakovës;
Ersan Qavolli, Prokuroria Themelore e Pejës dhe
Zejnije Kela, Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
KPK në këtë takim ka miratuar opinionin ligjor të Komisionit për Çështje Normative lidhur me pagesat në procedurën e ndërmjetësimit.