Arbëri

Ministrja Hoxha viziton paralelen e ndarë të shkollës ”Aziz Sylejmani” në veri të Mitrovicës

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, e ka vizituar sot paralelen e ndarë të shkollës “Aziz Sylejmani” në veri të Mitrovicës, njoftoi RTK.

“Librat e lektyrës shkollore për bibliotekën të shpërndara sot, në paralelen e ndarë të shkollës .”Aziz Sylejmani” në veri të Mitrovicës, është mbajtje e premtimit që ta furnizojmë bibliotekën me libra të nevojshëm për nxënësit dhe të rinjtë e vyer e të përkushtuar për arsimim.

Vizita në këtë shkollë është përkrahje jo vetëm për nxënësit, por edhe familjet që jetojnë këtu, duke mos harruar asnjëherë se shteti ynë do të kujdeset maksimalisht për çështjet jetike të qytetarëve në çdo pjesë të vendit” ka thënë Hoxha.