Arbëri

Ministrja Hoxha thotë se për liberalizimin e vizave “e marrim vesh në qershor”

Qershori i 2019-s është muaji kur Kosova mund të marrë një përgjigje nga Këshilli i Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave.

Kështu tha ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, e cila theksoi se Kosova është afër procesit final të heqjes së vizave.

Sipas Hoxhës, gjithçka do të ndodhë kur të përfundojnë zgjedhjet në Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen në muajin maj të këtij viti.

Hoxha bëri të ditur se të gjitha kushtet e kërkuara nga Kosova për liberalizim janë përmbushur.

Ajo foli edhe për raportimet se Kosova ka humbur 43.4 milionë euro nga fondet e BE-së, duke mohuar këtë.

Për investimet nga ky fond, ajo është takuar me ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi, me të cilin ka folur rreth projekteve që do të përmirësonin fushën e mjedisit në Kosovë.