Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që ish-prokurori special Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale.
Të premten është raportuar se Hoxha me ish-drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të rrejshme në rastin “Syri i Popullit” e se dëshmitë e tyre u përdorën më vonë nga ish-presidenti Hashim Thaçi për ta akuzuar kryeministrin aktual Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca për lidhje me terrorizëm.
“Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit. Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale!”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.