Diskriminim dhe fyerje e konsiderojnë stomatologët e papunë, që të mbesin në rrugë pas njëzet vjetëve shkollim dhe specializim. Ata kanë shprehur frustrimin e tyre të premten në një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.
“Nëse nuk bëhet një zgjidhje, atëherë do të shkojmë me rrugë të tjera. Ju lutem të vlerësohet rasti dhe të vendoset për këtë çështje”, ka thënë përfaqësuesja e specialistëve stomatologë të papunë, Mirjeta Berisha në protestë, shkruan sot Koha Ditore.
Pas takimit që Berisha dhe një grup i specialistëve stomatologë e mbajtën me zyrtarë të MSH-së, ajo tha se kanë marrë premtime se është duke u punuar intensivisht rreth kësaj çështjeje.
“Do të presim pas procedimit të buxhetit, sepse është kërkesa për procedim të buxhetit që ne të kemi të drejtë të financohemi nëse vetëm inkuadrohemi nëpër institucione. Prandaj kisha dashtë t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të cilët janë të zgjedhur nga ne që të shikojnë dhe të vendosin drejt rreth kësaj çështjeje”,ka thënë ajo.
Sipas Berishës, numri i përgjithshëm i specialistëve të papunë është rreth 250 ndërsa, stomatologë specialistë janë 120.
Drejtori i Zyrës për informim në MSH, Faik Hoti, ka përmendur një alternativë për zgjidhjen e këtij problemi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)