Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, do të nisë sonte një vizitë dyditore në Kosovë.
Ai në orën 22:45 do të pritet në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz, ndërkaq të martën në mëngjes të dy do të zhvillojnë takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Sipas agjendës të cilën e ka parë KOHA, Radman do ta vizitojë Janjevën, lokalitet i populluar kryesisht me kroatë, si dhe kontingjentin korat të KFOR-it.
Të martën do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti, i cili në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka propozuar zgjidhje për serbët, të ngjashme siç atyre u ka dhënë Kroacia.