Arbëri

Zjarr në aeroportin e Rinasit

Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri ka konfirmuar se në aeroportin “Nënë Tereza” nuk ka pasur rast të rënies së zjarrit të premten.

Sipas njoftimit, tymi, i shfaqur në videot e publikuara në mediat online, i referohen pajisjeve ndihmëse të cilat shërbejnë për ndezjen e motorëve, një proces normal për avionët që i nënshtrohen mirëmbajtjes rutinë. Këto janë procedura rutinore të mirëmbajtjes.

“Me shfaqjen e tymit, shërbimi zjarrfikës, ashtu siç parashikon rregullorja e aeroportit dhe sigurisë të tij, është paraqitur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk ka vepruar pasi është evidentuar që bëhet fjalë për një proces normal”, thuhet në njoftim.

Autoriteti Aviacionit Civil, së bashku me aeroportin “Nënë Tereza”, “siguron të gjithë qytetarët se mbetet i angazhuar në çdo moment për të garantuar sigurinë maksimale për të gjithë udhëtarët”.

*Fillimisht, “Report TV” ka raportuar se një avion i “Air Albania” është përfshirë nga zjarri. Por më pas është përmirësuar lajmi.

VIDEO