Arbëri

Merkel sot mban videokonferencë me Kurtin, diskutohet edhe për dialogun me Serbinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbajë një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sot pasdite.

Kancelarja Merkel do të komunikojë me kryeministrin Kurti për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, njoftoi se biseda do të përqendrohet shumë fuqimisht në rrjedhën e reformave në Kosovë, raporton DW.

Bashkëbiseduesit do të diskutojnë më tej procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.

Të martën, Kurti do të jetë në Bruksel ku pritet të ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.