Mëngjesin e parë pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-COVID, kolona të gjata veturash janë shkaktuar në fshatin Dobërqan.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të premten që të fusë në karantinë shtatë komuna. Në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë e Shtimje nuk u lejuan hyrje daljet që prej të premtes nga ora 20:00 e do të vazhdojnë deri të hënën në orën 05:00.
Pikërisht, në dalje të Gjilanit, fshati Dobërqan, numër i konsiderueshëm makinash kanë krijuar kolonë, ku është ngritur pikë kontrolli dhe policia po përcjell secilën nga automjetet për kalim.
Kolona të veturave janë parë edhe në lokacionin tjetër, në fshatin Cërnicë në dalje të Gjilanit. Pas vendosjes së komunës së në karantinë, pjestarë të Policisë së Kosovës po i kontrollojnë hyrjet në këtë komunë.
KOHA po qëndron në këto lokacione për të kontrolluar nëse masat e vendosura nga Qeveria për hyrje-dalje të qytetarëve po kontrollohen.