Arbëri

“Mediokracia” apo si e marrin pushtetin mediokrit në shoqëri

“Mediokracia” është një term me sfond kryesisht social dhe politik, për të treguar fenomenin e dominimit dhe sundimit të njerëzve mediokër në shoqëri dhe politikë.

Filozofi kanadez, Alain Deneault, e bëri edhe më të njohur këtë koncept pasi më 2015, botoi një libër të titulluar “Mediokracia”.

Duke iu referuar këtij libri, përkthyesja Diana Kastrati, ka treguar në emisionin CODEX të KTV-së, se si autori Alain Deneault, shpjegon historikisht ngritjen e mediokrëve në pozita drejtuese në shoqëri.