Java e fundit e marsit pritet të nisë dhe përfundojë me reshje të konsiderueshme shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të hënën do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende- vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 19°C.
E marta parashikohet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat mund të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të zbresin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C.
Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 °C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 16°C.
Teksa të enjten moti parashihet i vranët dhe me intervale me diell. Vende-vende parashihen kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C.
Edhe të premten moti do të mbajë vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.