Arbëri

Më pak votues nga diaspora krahasuar me zgjedhjet parlamentare

Votat kanë arritur e ajo çka mbetet është numërimi.

Krahas qytetarëve të Kosovës, të drejtë vote kanë edhe mërgimtarët, e një mundësi të tillë ata e kanë shfrytëzuar edhe kësaj radhe.

Nazmi Krasniqi, ndonëse jeton në Zvicër, votimin e ka bërë përmes postës, megjithatë, sipas tij, si proces është pak i ndërlikuar.

E Krasniqi thotë se për zgjedhjet lokale interesimi i mërgimtarëve ka rënë, krahasuar me zgjedhjet e shkurtit.

Në të njëjtin shtet jeton edhe Ajet Shala.

E të njëjtin problem po e has edhe ai sa i përket rënies së votuesve nga diaspora.

Opinionin e tij për rëndësinë e zgjedhjeve, Shala e përshkruan si diçka jetike e si obligim për të gjithë.

Ndërkohë një mesazh na vjen edhe nga Gjermania.

Sabi Kaçanolli në këto zgjedhje ka votuar për zgjedhjen e kryetarit në Skenderaj.

Që interesimi ka rënë, këtë na e konfirmon edhe Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai thotë se për të votuar në zgjedhjet lokale kanë bërë kërkesë 18,852 mërgimtarë, ndërsa zgjedhjet e kaluara 130.168 persona kanë shprehur interes për votim.

E cilëson sfidues votimin nga mërgimi, megjithatë Elezi thotë se KQZ-ja ka ofruar të gjitha kushtet që t’ua lehtësojë procesin votuesve.

Fletëvotimet e mërgimtarëve janë pranuar nga data 15 shtator deri në datën 15 tetor, e fletëvotimet që kanë arritur pas kësaj date nuk do të përfshihen në numërimin e votave.