Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar aksion simbolik në kundërshtim të dënimit të ulët për përdhunimin e një të miture.
Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me tetë muaj e tetë ditë personin që ka dhunuar 15-vjeçaren.
Aktivistët që kanë dalë për të protestuar po kërkojnë që të hetohet përgjegjësia disiplinore e gjyqtares së rastit, të shkarkohet gjyqtarja e rasti dhe të ofrohet transparencë e plotë për rastin. Këto kërkesa i kanë vendosur të Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe te Prokuroria.
Edhe pse Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimi për dhunim në rastin kur viktima është e mitur të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim, gjyqtarja Florije Zatriqi, ka gjetur rrethana lehtësuese.
Ajo në vendimin e marrë dy muaj më parë kishte arsyetuar dënimin e ulët duke u bazuar në keqardhjen dhe pranimin e fajësisë si dhe në kohën kur ka ndodhur rastin i pandehuri ka qenë 21-vjeçare dhe se tani kanë kaluar 10 vite dhe se ai ka edhe fëmijë.
{gallery}