Arbëri

Më 5 dhjetor seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Prishtinës për kompaninë “Pastrimi”

Kuvendi Komunal i Prishtines

Të enjten më 5 dhjetor është thirrur seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës për çështjen e kompanisë “Pastrimi”. 

Seanca është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, pas kërkesës nga asamblistët e Vetëvendosjes dhe PDK-së. 

Në seancë do të kërkohet shpëtimi i kompanisë “Pastrimi”. 

Opozita ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe qeverisja e tij po synojnë ta falimentojnë kompaninë “Pastrimi” dhe të lënë pa punë afro 900 punonjës. 

Në një konferencë për media disa ditë më parë, nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë u kërkua të anulohet tenderi i shpallur prej 16.5 milionë eurosh nga Komuna e Prishtinës për shërbime të pastrimit për periudhë trevjeçare. E punëtorët e “Pastrimit” kanë protestuar ndaj angazhimit të privatëve në pastrimin e Prishtinës.