Për shkak të mungesës së kuorumit, seanca e Kuvendit e thirrur për të diskutuar mbi gjendjen në FSK u ndërpre, për të vazhduar në një datë tjetër.
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, njoftoi për këtë, duke thënë se Kryesia e Kuvendit do të njoftojë për vazhdimin.
Në këtë seancë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, paraqiti projekt-rezolutën ku kërkoi që problemin me ushqimin në FSK të zgjidhet nga Qeveria dhe dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
"1. Kuvendi I Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria, Ministria e Mbrojtjes që me urgjencë të zgjidh çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme 2. Zyrtarët përgjegjës në Ministrinë e mbrojtjes duhet të japin dorëheqje: Ministri i FSK-së, zv.ministri, sekretari i përgjithshëm dhe gjithë hierarkia përgjegjëse në administratën e ministrisë 3. Kërkohet nga prokuroria e shtetit që të hapet procedurë ligjore për të hetuar rastin duke përfshirë edhe dyshimet për FSK-në për çështjen që kanë të bëjnë me interesa korruptive”, thuhet në kërkesën e Berishës.
Mbyllet seanca për FSK-në, kërkohet që ministri Maqedonci të japë dorëheqje

Haradinaj: Kurti është spiun e tradhtar, e ka lënë ushtrinë e tij pa bukë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për spiunazh dhe tradhti, duke thënë se e ka lënë ushtrinë e tij pa bukë.
Në seancën që po mbahet në Kuvend, ku po diskutohet çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Haradinaj ka thënë se angazhimi ditor i Kurtit është i tëri mashtrim.
“Gjashtë vjet pasi është bërë ushtria, të kthehemi e të diskutojmë për logjistikën. Ushtari i Kosovës, ai nuk ka shkuar aty për ushqimin e tij, për ato kushte, për pagën. Ai ka shkuar për të shërbyer. Ai e ka ndarë mendjen, ata identifikohen me një karakter të tyre, me një identitet të tyre, me një atdhedashuri sublime. Por Qeveria jonë si është? Si është kryeministri? Kur në këtë foltore deri vonë i kam thënë mashtrues, kanë menduar që për fushatë. Angazhimi i tij ditor është i tëri mashtrim. Ai nuk punon për të mirë të këtij vendi. Ai godet pamëshirshëm policinë, AKI-në e ushtrinë. Po është spiun i Serbisë, është tradhtar se e ka lënë ushtrinë e tij pa bukë. I ka lënë pa veshmbathje, arriti t’i lë edhe pa bukë. Nuk i them këto fjalë me ndonjë dëshirë të madhe, sepse ne jemi të këtij vendi shqiptar, jemi të Kosovës. Po, është spiun, agjent. Në pikë të natës do e thërrisja Këshillin e Sigurisë. Shtatë vetë në shtëpi do t’i dërgoja. Kam dërguar për gjëra më të vogla se kjo, lëre më për ushtrinë”, ka thënë Haradinaj.
Pa pushtetin nis seanca për ushqimin në FSK, Berisha fajëson Qeverinë: Situata shqetësuese
Pa deputetët e pushtetit, opozita e ka nisur seancën e jashtëzakonshme lidhur me ushqimin në Forcën e Sigurisë të Kosovës (FSK).
Në emër të deputetëve nënshkrues, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka thënë se situata aktuale me ushqimin në FSK është tejet shqetësuese.
Ai e ka akuzuar Qeverinë, duke thënë se e ka lënë pa bukë ushtrinë. “Ne jemi në një kohë të rrezikshme për sigurinë në rajon dhe është thelbësore që sektori i sigurisë, të trajtohet me prioritet. Sot kërkojmë zgjidhje të menjëhershme. Ushtarët nuk duhet të jenë preokupuar për ushqimin e cilësinë e tij. Nuk ka lojë me ushtrinë. Paramendoni në këtë institucion ku ish dashtë disiplina me kanë ma e madhja vjen puna qeveria me lamë pa bukë”, ka deklaruar Berisha, në seancën që po udhëhiqet nga nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Berisha i PDK-së: Kjo që po ndodh me FSK-në është sabotim i qëllimshëm
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, në seancën për ushqimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka thënë se është e papranueshme që institucioni kyç për sigurinë kombëtare të përballet me probleme të tilla.

Ai e ka akuzuar pushtetin se po e saboton qëllimshëm FSK-në, gjë që sipas tij, duhet të ndalet.
“Është e papranueshme që institucioni kyç për sigurinë kombëtare të përballët me probleme. Kjo çfarë po ndodh me Forcën ka vetëm një emër ‘sabotim i qëllimshëm’. Mediat që po ju shërbejnë si mjet propagande, edhe më tragjik është fakti se për katër vjet rresht e keni terrorizuar faktin se Serbia do të na sulmojë. Është koha që të ndalojmë këtë sabotim të qartë”, ka thënë ai.
Quni: Ushqimi s’është emergjencë e papritur, mund të planifikohet me kalendar dhe transparencë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka vlerësuar se Ministria e Mbrojtjes duhet të sigurojë që proceset e prokurimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës duhet të jenë në përputhje me parimet e standardeve më të larta të transparencës të NATO-s.
Sipas tij, është e papranueshme që një procedurë kaq e rëndësishme “të shpërfaqë shkeljet elementare”.
“Ministria e Mbrojtjes nuk ka arritur që të planifikojë përfundimin e kontratës. Ushqimi nuk është një emergjencë e papritur, është diçka që mund të planifikohet me kalendar dhe transparencë. A po e bën kjo Qeveri me të vërtetë këtë detyrë jetike? Pse po dëgjojmë ende raportime për standarde, a po përdorin kompani të specializuar”, ka thënë tutje Quni në seancën që po mbahet në Kuvend për çështjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së.
Në deklarimin e tij në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin në FSK, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për Fondin e Sigurisë.
Ai ka thënë se nuk është i sigurt që edhe anëtarët e tij e dinë se sa mjete janë mbledhur apo sa janë shpenzuar nga ai fond.
“Si njeri i financave unë disa herë kam reaguar. Në vend që ne sot të diskutojmë për të rishikuar planin 10-vjeçar e për të mos ta lënë 10-vjeçar po ta bëjmë 7-8 vjeçar, ne sot diskutojmë për furnizim me ushqim të ushtrisë. Imagjinoni e ngrit alarmin për një vend fqinj me tendenca armiqësore se e ka afruar ushtrinë dhe bën fushatë në Gjermani dhe ushtrinë e ka pa ushqim”, ka theksuar Hoti.
Ai për mosreagim për këtë situatë e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani.